Më vendos

Kultura

Më vendos

Nga: Gane Ahmeti Më: 2 mars 2026 Në ora: 17:41
Autorja Gane Ahmeti

Më vendos në një kullë guri,

atje ku sytë prekin vetëm malin

dhe heshtja flet më shumë se fjalët.

Në një botë plot qetësi,

ku ajri duket më i lehtë

dhe shpirti pushon si në ëndërr.

Mes luleve të pranverës

që zgjojnë kënaqësi të thjeshta,

lehtësimi vjen si një mrekulli e vogël

e pastër, e qetë, e vërtetë.

Sepse sot bota është plot zili:

kur ke të mira, duan të t’i marrin;

kur je i rrëzuar, duan të të zhytin në baltë…

Autorja: Gane Ahmeti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat