Lahutari nga Dragobia

Kultura

Lahutari nga Dragobia

Riza Çelaj Nga Riza Çelaj Më 2 mars 2026 Në ora: 20:09
Lahutari

Lahuta, kjo vegël muzikore ka qenë e mbetet e dashur për malësorët në përgjithësi e në mënyrë të veçantë për ata të Dragobisé. Në kullat e larta me frëngji ku luftohej e jetohej krahas veglave të tjera muzikore kanë jehuar edhe tingujt e lahutës. Permes tingujve të saj ēshtë dëgjuar kënga për trimëritë e kesaj ane dhe pêr luftëtarë té rënë në fushën e betejës si Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Mic Sokoli e Ali Ibra e dhjetra të tjerë. Në tingujt e lahutes janë percjelle kenget e kreshnikëve si Muja e Halili me trimat e vet. Dragobia si vend i trimerise është shquar edhe si vend i talentëve si janë këngetarja Fatime Sokoli, kengëtari Riza Zymeri, që me kënget e tyre kanë çuar peshë zemrat e malesorève të Tropojës, jo vetěm kaq por edhe Delia Metaliaj valltari e koreografi i talentuar kanë bërë emër të mirë kudo.

Në vazhdën e traditave të Dragobisë spikat edhe emri i Adem Zeqirit: Ademi sot mbi supe mban 85 vite. Ata janë vite pune, por edhe vite që ka mbajtur pranë lahutës. Në odat e burrave u formua si njëri me karakter tě fortě. Në kěto oda mësoi shumë histori trimash, mésoi për ngjarje me rëndësi. Njeriu qe e nxiti e i dha forcë për të dashuruar lahutën ishte Uke Nimani. Uka ishte kushëri i tyre. Duart e tij ishin te arta. Me mjeshtëri te rrallé krahas çiftelise e sharkise gdhente edhe lahutěn. Me kujdes zgjidhte drurin e duhur lëkurën e duhur si dhe telat. Kjo bēhej per te mundesuar tingujt e duhur. Ademi i gëndronte pranë dhe shikonte me vëmëndje çdo hap të punës së tij. Dashuria për lahutën bëri në moshën 10-vjeçare ti binte por edhe ta shoqëronte me këngë. Pranë me këshilla i qendroi edhe Uka. Pas 4 vitesh, ne moshen 14-vjeçare nisi ti gëdhente vetë lahutën. Pasioni erdhi duke shtua, kjo beri qe te gdhente shume lahuta te tjera. Vitet rrodhen njera pas tjetres e lahuta ne kullen e Adem Zeqirit mbeti po aty.

Ademi e merr i bie e nise kenge te vjetra e te reja. Ne tingujt e lahutes u rriten 7 femije: 4 djem e 3 vajza. Astriti e Dafina jane mesues ndërsa te tjerët kanë emigruar në Evropé. Edhe pse në moshën 85-vjeçare e shohim mes nxènesve ně Bajram Curri, ne Dragobi, ne mes turistëve tek i argeton me melodi të shumta. Ademi vite më parë kujton familjen e madhe me 40 anëtarě, kullën 3 katëshe, veglat muzikore, çiftelia, sharkia, lahutě e si burra e të ri të kësaj shtëpie formonin një grup artistësh ku këndohej e kërcehej deri natěn vonë. Mes tyre shquheshin: Aga, Azemi, Ademi, Çela, Shpendi, Delia, Idizi, Hydajeti, Besniku. Të gjithë nga një vegël duke kënduar këngë trimërie e lirika dashurie. Që i vogël Ademit ju shtua dashuria për muzikë. Lahuta i mbeti vegla më e dashur. Kthehej nga puna i lodhur dhe nuk përtonte të merrte lahuten, tingujt e saj sikur ja hiqnin lodhjen. Vitet para demokracisë punoi si brigadier në kooperativë, pas viteve '90 si kryeplak në Dragobi.

Adem Zeqiri mbeti po aty në Dragobi si një burrē i urtë e me vlera. Në kullën e tij me shumë kujtime e histori, praně ka lahutën bashkëudhëtaren e tij tě mirë. Ky është lahutari nga Dragobia që i ka kënduar në vite këngët e kreshnikëve, këngë për trimat e luftëtarët e kësaj ane që janë aq të shumta sa të bëjnë krenar jo vetëm Ademin por çdo malësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat