I mërzitur dhe i përlotur shumë,
edhe në atë botë,
gjatë nuk do të ndihem rehat,
derisa të më vijë lajmi
se shqiptarët janë bërë bashkë.
Shqiptarët dikur ishin bashkë,
i donin dhe i ndihmonin njëri-tjetrin,
por kur djalli iu hyri në mes,
i ndau dhe i bëri pikë e pesë,
që ta urrenin njëri-tjetrin,
deri në atë masë
sa të luftonin ndër vete,
sikur të mos ishin vëllezër,
por armiq.
Tani, pasi djalli vdiq,
Kosova u bë Republikë,
shqiptarët fituan lirinë,
por akoma nuk janë bashkuar
në një shtet të përbashkët me Shqipërinë.
Po vdes,
i mërzitur dhe i përlotur shumë,
edhe në atë botë gjatë do të vuaj,
e nuk do të ndihem rehat,
edhe dita do të më duket natë,
derisa të më vijë lajmi
se shqiptarët në një shtet
janë bërë bashkë.