Pramë e pashë një ëndërr

Kultura

Pramë e pashë një ëndërr

Nga: Adem Bytyqi Më: 4 mars 2026 Në ora: 19:45
Adem Bytyqi

Gjergj Kastrioti më thirri
me një zë shumë të fuqishëm
nga Lezha historike dhe më tha:

Ju bashkëkombasit e mi të Kosovës,
zgjidhni president atë politikan
që nuk e tradhton Kosovën.”

Vazhdoi të më thoshte:
“Ruajeni lirinë e Kosovës,
është gjaku i dëshmorëve,
jo vetëm në luftën e fundit,
por në luftën 100-vjeçare
kundër robërisë sllave dhe osmane.”

Skënderbeu më tha:
“Liria e Kosovës
mbrohet vetëm atëherë,
kur shqiptarët janë të bashkuar,
të luftojnë për shtet,
e jo të bashkëpunojnë me armikun
për t’u pasuruar vetë.”

Kur më doli gjumi,
po lexoja gazetën,
gjërat janë të zymta,
se edhe kësaj radhe
subjektet politike, pozitë e opozitë,
për shkak të luftës për pushtet,
duan ta dërgojnë vendin
përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme,
për ta informuar botën
se nuk janë në gjendje
për të ndërtuar shtet.

Isha shtrirë në krevat,
po e lexoja gazetën:
Enver Hoxha
kishte kandiduar
të bëhej president,
ai që dikur thoshte:

“Nëse fiton UÇK-ja,
unë do të kërkoj azil në Beograd,
në kryeqytetin e shtetit serb.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat