Është dita më e shënuar
për të gjithë shqiptarët,
kudo që janë.
Është dita e dritës së kombit
anembanë ku shqiptarët jetojnë.
Mësuesit janë shenjtëria
e dijes, e arsimit, e kulturës
dhe e emancipimit të kombit,
për të dalë nga errësira
në dritën e dijes dhe të zhvillimit.
Mësuesit janë dëshmorët e atdheut,
sepse pa aktivitetin dhe sakrificën e tyre
kombi gjithmonë do të mbetej në terr.