Kush je ti, o intrigant
Që fshehesh nën shkurrë,
E gjuan gurin e fsheh dorën
Nuk del në mejdan si burrë.
Kush je ti o, mendje lehtë
Që fjalët i gjuan si bajgë pa kripë,
Pështyen e gjuan përpjetë
Jo ma largë fytyrës tënde të ndytë.
Shkaku i vuajtjes tënde s’është tjetri
Nëse jeni të sëmuarë nga ironia,
Merruni më atë që ju mëson koha
Dhe të shpëtoni nga xhelozia.
Nuk është dikush tjetër fajtor
Që ju tremb dhe u këshillon mirë,
Jeni ju vetë që e trembëni vetën tuaj
Që ju vënë në sprovë të vështirë.
Harrojeni se do përfitoni diçka
Me gjëra që ju prisni shablon,
Rishikoni vetën tuaj në pasqyrë
Do shmangëni ankthit që ju mundon.