Jehona e istikamit të lirisë

Kultura

Jehona e istikamit të lirisë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 7 mars 2026 Në ora: 21:27
Milazim Zeqiraj

Në Prekaz, homazhe në çdo përvjetor,

aty ku vendi ruan kujtesën e gjakut.

dhe u vesh me trimëri. 

 

Adem Jashari me familje,

në marsin e ’98 

nuk u tërhoq nga pragu i shtëpisë,

por qëndroi si shkëmb në mes të stuhisë,

si lis që rrënjët i ka në gurë.

 

Pushka e tij u bë betim,

kurse liria mori rrugëtim.

 

2.

 

Në Prekaz Ademi, Hamza, bac  Shabani e daj Osë,

dhe 17 dëshmor tjerë,

mbolli një emër që u bë themel i lirisë  tonë.

 

Adem Jashari damar fisi,

emër që u rrit si dritë në kujtesë,

si flamur në erë.

 

Ai nga atëher qëndron në istikam,

dhe nuk lëviz nga aty.

Është roje e heshtur e lirisë tonë.

 

3.

 

Politikanët  tanë kur u veshën me pushtet,

e harruan sakrificën e popullit të vet.

 

Për ta karrika u bë fron,

e fjalët patriotike vetëm sa për sy e faqe

në foltore mi thënë.

 

Në çdo përvjetor,

Ata aty krenar marshojnë,

e kur hipni në binë për të folur,

fjalimin e hapni me refrenin:

 

“Bac, u kry.”

 

Kinse ti e fillove, e ne e kryem.

 

Ky refren vjen përherë si ironi,

kur populli nga ata kërkon përgjegjësi.

 

Refreni “Bac, u kry”,

sa patriotik aq edhe provokues,

kur punët për vendin

nga ata janë lidhur nyje. 

 

Bashkohuni,

sepse vendi nuk ndërtohet me grindje,

por me duar të bashkuara.

 

Lavdi dëshmorëve,

kujtimi për ta nuk shuhet kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat