Ju ka hyrë në shpirt
shumë politikanëve kosovarë,
edhe pse janë të padenjë
për të qeverisur.
Të tillët, kur ishin në pushtet,
duke i gënjyer qytetarët
se do të punonin për ta,
vetëm e vodhën Kosovën
për t’u pasuruar vetë.
Politikanët e kësaj patologjie,
dikur kur e qeverisnin Kosovën,
tokat e Kosovës i përvetësuan për vete,
ndërsa ca të tjera me mijëra hektarë
ia falën Malit të Zi dhe Maqedonisë,
duke i varfëruar qytetarët
në mënyrë të paskrupullt.
Tani akoma ëndërrojnë
se mund t’i gënjejnë qytetarët
për të ardhur përsëri në pushtet,
duke shpifur kundër kundërshtarëve të tyre në politikë
dhe të këqijat e tyre kundër Kosovës
duke ua mveshur atyre
të cilëve sovrani, në mënyrë të përsëritur
kohën e fundit, ua ka besuar Kosovën
për ta qeverisur.