Më lehtë është me ba
se me mbajt,
për këtë ka
shumë shëmbuj në botë.
Për më keq ,
shtetin e bëjnë heronjtë
e eqeverisinë maskarënjtë.
Shtetin as nuk êshtë leht me ba
as nuk është lehtë me mbajt,
këtë e dinë vetëm ata,
që mendojnë
më shumë për popull dhe shtet,
se për pushtet dhe gjep.
Nuk ka popull më fatkeq
se me i'au besuar shtetin dhe fatin e tyre
politikanëve maskarënjë,
të cilët për pushtet dhe pasuri
tokatë e shtetit tyre
i'au japin shtetëve fqinjë.