Politikanët e Kosovës,
janë të mjerë,
jo se nuk dinë,
por nuk duan
të ndërtojnë shtet.
Janë të mjerë,
sepse shtetin nuk e konsiderojnë
mundësi për ta zhvilluar vendin e vet
dhe për ta mbrojtur lirinë
e popullit, i cili ka vuajtur aq shumë.
Por shtetin e konsiderojnë instrument
për t’u pasuruar vetë,
duke shkelur mbi gjakun e atyre
dëshmorëve dhe heronjve
të cilët janë flijuar për t’ia sjellë lirinë
popullit të tyre dhe për ta themeluar
shtetin e Kosovës, për të cilin kanë luftuar
dhe janë sakrifikuar gjenerata patriotësh
për më shumë se 100 vjet.
Politikanët e Kosovës,
që janë duke u tallur
në mënyrë të përsëritur
me shtetin dhe me të ardhmen
e popullit të vet,
nuk e dinë se po vjen ora
në të cilën Zoti dhe populli i Kosovës
do t’i mallkojnë në mënyrën
më të rëndë.
Pasojat e këtij mallkimi
do të jenë aq të trishtueshme,
sa për to nuk do t’u kishte shkuar mendja
as edhe një herë të vetme në jetë.