Kur të vish në Temal

Kultura

Kur të vish në Temal

Nga: Enver Sulaj Më: 12 mars 2026 Në ora: 19:11
Enver Sulaj

Tamli i bardhë ka vu shkrumb në kusi 

S'erdhe me e ba provë në pikën e zhegut

 

Në mrizin e përjetësisë së vargut 

Kangën s'e merr me veti gjumi në tymnajë

 

Nana të pret me kërrabzat e çorapeve në dorë 

Që s'i mbathe kurrë në stinën e akullt

 

Eh, s'thuhet kot 

E ambël asht balta që t'bie ma s'mbrami në fytyrë

 

Kur të vish në Temal

Lehunia e qenve ka me ta diftue shtegun e harruem 

Që t'mos largohesh prap në dimën

28 shkurt 2007

(Enver Sulaj, "Zjarrmia e stinës", 2016)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat