Akull

Kultura

Akull

Nga: Bekim I.Blaku Më: 13 mars 2026 Në ora: 13:04
Autori Bekim I. Blaku

Edhe shtresa

e fundit

e akullit të hollë

në liqenin pranë

ngadalë

po shkrihet.

Që nga ajo ditë,

nga gjëra të pazakonta

që shpirtin thyejnë,

brenda meje

zemra,

si një ajsberg

i heshtur e i vetmuar,

gjithnjë e më i madh,

si akull,

në heshtje

po ngrihet.

Bekim I. Blaku

Berlin, 6 mars 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat