Dashuro

Kultura

Dashuro

Nga: Xhelal Hoxha Më: 14 mars 2026 Në ora: 10:13
Xhelal Hoxha

Më kujto, më mendo, më dashuro kurdo,
si gjaku që rrjedh heshtur ndër vena.
Në çdo stinë — në dimër e verë,
ti je drita që më ndriçon zemrën.

Më përqafo fort dhe mos ndalo,
se dashuria kërkon zemër e besë.
Unë do të mbetem gjithmonë pranë teje,
si shok, si dashnor dhe si mik.

Ti je hëna që ndriçon natën time,
dhe dielli që më ngroh çdo ditë.
Të dua sot, të dua përjetë —
edhe përtej kësaj bote.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat