Kush e di
e nuk e thotë,
e mallkoftë i Madhi Zot.
Gjuha shqipe është gjuhë e ëmbël,
e popullit më të lashtë
dhe e popullit më paqedashës
në botë.
Historia është vonuar
për ta pohuar të vërtetën,
se gjuha shqipe shkruhej
shtatë mijë vjet më parë,
pesë mijë vjet para Homerit,
poetit më të parë shqiptar.
Gjuha shqipe është
gjuha më e ëmbël
e popullit më të lashtë
në rajon dhe Evropë.
Me shkronjat e saj të arta,
ia ka ngritur të kaluarën madhështore
Kombit shqiptar
në piedestalin më të lartë,
e ka bërë që ta njohë
bota anë e mbanë.