Mbeti mbret

Kultura

Mbeti mbret

Nga: Xhelal Hoxha Më: 17 mars 2026 Në ora: 09:29
Xhelal Hoxha

(“Mbret, se mbret, me vendosë e me vulosë për krejt;

se askush nuk e di më mirë se ai vetë!”)

E pyetën njërin:

– Çka je ti?

Përgjigjja ishte:

– Mbret!

E pyetën prapë:

– Kush të ka zgjedhë?

Ai tha:

– Vetë!

E pyetën edhe një herë:

– Sa do të rrish?

U përgjigj:

– Sa të dua vetë!

Prandaj, mbreti si mbret,

dihet tashmë:

bën çka don

dhe rri sa don vetë.

(Nga filozofia popullore)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat