Karriga e butë

Kultura

Karriga e butë

Nga: Dedë Preqi Më: 17 mars 2026 Në ora: 13:27
Dedë Preqi

Ah, garrigë moj koltuqe e butë
Sa kush të ëndërron e të kërkon,
A është e tëra kjo një parashutë
Që nxiton pas tejeje e bie pa pardon.

Të preokupuar kokën e mundojmë,
Planet t’ua dhe n’shtrat i shkarkojmë,
Ti je mikja e madhe që na bënë rehat
Herë na bënë dikushi e herë na lë n’sokak.

Ah, karrigë moj koltuqe e butë
Herë pas here t’a bëjnë me gisht,
T’a ndërrojnë vendin si prostitutë
Me shije të ëmbël e dardh me bisht.

Sa kush thotë nuk do ulëm mbi ty…
Se na bënë pis e na poshtërojë,
Prap lakmon me ulë bythën njëherë
Do prekim botën me këtë përvojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat