Para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka shumë shqiptarë
të vrarë e të pa varre
nga fashistët, komunistët
dhe serbo-jugosllavët.
Disa i morën nga shtëpitë,
i çuan në male,
u kërkonin armë,
edhe pse nuk kishin.
I torturonin, u thoshin:
“Thuani që nuk jeni shqiptarë.”
Më në fund i vranë,
kufomat iu dhunuan,
duke i lënë pa varr.
Familiarët e tyre kishin të ndaluar
t’i kërkonin të afërmit e zhdukur,
nëse ishin gjallë apo të vrarë.
Ky ishte “vëllazërim-bashkimi”
mes shqiptarëve
dhe serbo-jugosllavëve.
Kjo ishte epoka
pas Luftës së Dytë Botërore,
ku shqiptarët duartrokisnin
një regjimi barbar,
që kishte torturuar
dhe vrarë me mijëra shqiptarë,
dhe i kishte lënë edhe pa varr.
Shqiptarët luten ditë e natë
që kjo kohë kurrë më
të mos kthehet.