Nanës sime (Mirës) 

Kultura

Nanës sime (Mirës) 

Nga: Xhelal Hoxha Më: 21 mars 2026 Në ora: 15:07
Xhelal Hoxha

Emri yt, nanë,

asht fjala e shenjtë që s’peshohet,

asht pastërti, edukatë e frymëzim…

asht sa toka,

sa qielli,

sa dielli,

sa deti,

sa vetë natyra;

asht e përbashkëta ime,

unifikuesja dhe ndriçuesja e shpirtit tem,

emni yt që peshon aq randë.

O imja e shtrenjta,

e çmuemja,

o e shenjta dhe e dashtuna,

heroina ime, nanë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat