Poezi, ti je princesha
Dhe nuri i Letërsisë,
Je mikesha
Më e ëmbël e shpirtit,
Ti je fryma magjike
E dashurisë.
Gjithçka që ndiejmë
Brenda nesh,
Farkohet e shpërthen
Nga gjiri brenda,
Ç’na thotë mendja
E shkruan penda.
Edhe poetët e botës
Thurën vargje e poezi,
Si burim i pa shterrshëm
Përherë do jeton e gurron
Është forca e brendshme
E shpirtit që triumfon.