Për dëshmorin

Kultura

Për dëshmorin

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 mars 2026 Në ora: 10:56
Adem Bytyqi

Loti i nënës është gjithmonë i freskët
dhe nuk thahet kurrë.

Për çdo përvjetor
zemra e nënës therr dhe dhemb,
kur i afrohet varrit të të birit.

Për çdo vit, për t’i bërë homazhe,
ia mbush varrin me dhimbje dhe lot.

Në çdo përvjetor, nëna e dëshmorit
i drejtohet me këto fjalë:

"Qohu, biri i nënës,
po të thërrasin shokët,
kanë ardhur për të festuar
lirinë e Kosovës bashkë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat