Ku e ka burimin kjo mortajë…?
Ku e ka gjirin e materjes së saj,
Ku e sheh njeriu thelbin e jetës
Herë në atë qoshe e herë në atë skaj.
O,Zot, të mbërrish deri n’pikën e fundit
Të thuash se asgjë s’ke arritur dhe vetëm,
Apo nuk ke bërë asgjë në këtë jetë
Vetëm ia ke kurdisë vetëvetës vdekjen.
A janë fëmijët e kësaj bote fajtorët e kësaj loje
Me sytë e tyre prej qelqi dhe barkun e thatë,
Nga luftrat dhe abuzimet e pista që s’kanë skaj
Mesazhet që ia përqojnë botës të mbushin me vajë.
Pse kjo botë e mbushur me aq urrejtje e djallëzi
Sikur më shumë ka breshër se ka borë e shi,
Duke e lënë vetën të abuzojë me jetën
Më pastaj do kthehet dhe anatemon vetëvetën.