Rrufetë kundër hijeve

Kultura

Rrufetë kundër hijeve

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 1 prill 2026 Në ora: 10:30
Milazim Zeqiraj

Nga hijet e zeza mbi prag,

shtëpia pa zë,

se qielli ka ikur.

Gënjeshtra si e vërtetë,

për njeriun kush si jep pesë para.

Zogjtë në hapsirën e vetë,

e kanë humbur drejtimin.

 

Rrufetë kundër territ,

për agime të ngrohta,

me shpresën se një ditë

do të vijë.

 

Ato po kthjellojnë qiellin,

që zogjtë lirshëm të vallëzojnë,

me rrezet e diellit.

 

Një stuhin e gjatë pa dritë, po perëndon.

Një rreze diell që s’kapej dot,

po ngroh zemrat e coptuara.

 

Fjala plagë kërkon shërim.

Jeta është e lirë,

se hijet e zeza s’rrinë pezull mbi kokë,

 

Peër zogjtë e hutuar pa qiellin e vet

vetëm një diell me dritë e ngrohtësi

e zbardh qiellin e kaltër,

që të vallëzojnë në rrezet e diellit,

e fëmijët të lozin lirshëm në oborr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat