Ta dini, për të mos e harruar kurrë!

Kultura

Ta dini, për të mos e harruar kurrë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 1 prill 2026 Në ora: 14:57
Adem Bytyqi

Se vlera më sublime e lirisë
së Kosovës dhe popullit të saj,
nga sundimi barbar dhe mizor serb,
është UÇK-ja.

Çdo ushtar që ka veshur uniformën
është betuar të flijojë jetën
për lirinë e Kosovës.

Ata popuj që e harrojnë të kaluarën
e dhimbshme dhe nuk e nderojnë,
nuk e kujtojnë sakrificën për liri,
historia e vuajtjeve dhe e robërisë
u përsëritet.

I lutemi Zotit që kjo
popullit tonë të mos i ndodhë më kurrë,
sepse është një popull
që ka vuajtur dhe ka përjetuar
krimet më makabre,
më shumë se cilido popull tjetër në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat