Kërkimfalja

Kultura

Kërkimfalja

Nga: Dedë Preqi Më: 2 prill 2026 Në ora: 12:19
Dedë Preqi

Kujtojmë të kaluarën e hidhur dhe të tanishmen

Të malltertuar e të lodhur nga uria e dëshprimi prekës,

Mësojmë nga fakti që e ndjejmë se na është bërë thirrje

Për të përballuar golgotën si pjesë përbërëse e jetës.

Sëcili e mendon jetën duke menduar për t’u siguruar

Kundër fatkeqësive të mundshme apo ndaj luftës,

Përkundrazi janë qëllimet dhe pikësynimet djallëzore

Që rrinë të pa ngopur mbi kokë për t’a shëmtuar këtë botë.

Sa e dhimbshme e djeshmja, të jetohet plotësisht e sotmja

Nuk mund të ndryshohet asgjë vetëm duke u ankuar,

Të mos humbesh kohë me të djeshmën duke e vajtuar

Por dhe e nesërmja nuk është reale pa një «kërkimfalje».

Është e vështirë ti falësh gjithë ata që bëjnë këtë botë të vuaj

Çfaj kanë fëmijët që hapin krahët e tyre në përqafim me diellin,

Ata e duan aromën e bukës së freskët, jo erën e tymit dhe gjakut

Apo ëndërrat e tyre të trazohen nga tytat dhe forca e «kondakut».

Të marrim shembullin e Jezusit, duke i falur mëkatarët e vet

Pa dyshim se sëcili do mësojë dhe ta marrë në krah jetën e tij,

Dhe do ti thëmi X-it dhe Y-lanit, jeta është e mrekullueshme

Jo, me vra e me u hakmarrë, por me dashur e me falë !...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat