Duam ringjallje, rilindje

Kultura

Duam ringjallje, rilindje

Nga: Xhelal Hoxha Më: 5 prill 2026 Në ora: 09:22
Xhelal Hoxha

Duam ringjallje,

rilindje të re,

që jeta të lulëzojë

si pranverë mbi dhe.

Në zemra e familje,

në punë e në dije,

të mbijë shpresa

dhe drita të vijë.

Në dashuri të pastër,

pa dhunë, pa errësirë,

për kombin tonë

dhe një të ardhme më të mirë.

Dashuria është jeta,

që vdekjen e mund,

prandaj ringjallja

le të jetojë gjithkund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat