Zëri i Ndërgjegjes

Kultura

Zëri i Ndërgjegjes

Nga: Dardan Osmanaj Më: 8 prill 2026 Në ora: 21:35
Ilustrim

Mundet me qenë njëri i mirë,
Fytyra me pasqyru shpirtin e bardhë,
E syri të jetë i pastër, i dlirë,
Ani pse bota shpirtin ta ka vrarë.

Ti mos u trishto, paragjyko, zemrën dëgjo,
E mos vlerëso mbi shpirtin paranë,
Fjalën e babës e të gjyshit në udhën tënde vlerëso,
Besimin mos e humb, po mbaje gjithnjë pranë.

Përulu para Zotit, ndërgjegjes dhe nënës,
E amanetit të gjyshit mos i bjer mohi,
Mos u gënje prej famës, se si dritë e hënës
Vjen e ikën si erë në ditë të sotit.

E mos urreni kur jetën jua prishin,
Të gjitha këtu i lëmë, edhe ne edhe mbreti,
Me vete marrim veç emrin dhe shpirtin,
Kështu tha Aleksandri: asgjë s’marr me vete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat