Të jetosh në fshat

Kultura

Të jetosh në fshat

Nga: Adem Bytyqi Më: 8 prill 2026 Në ora: 21:39
Adem Bytyqi

Nuk ka më kënaqësi.
Jeta është e ëmbël,
ajri i freskët,
natyra me plot gjelbërim,
këngë të bukura,
bilbili këndon,
duke i mbushur
me dashuri shpirtrat e fshatarëve
për ta adhuruar vendin ku jetojnë.

Kudo që udhëton,
sheh lule
që e zbukurojnë natyrën
dhe u japin nektar bletëve
për të prodhuar mjaltë.

Jeta në fshat është aq e qetë,
nuk dëgjohet asnjë zhurmë,
përveç zërit të fëmijëve duke luajtur
dhe blegërimës së qengjit çdo mëngjes.

Edhe gurgullima e ujit të pijshëm
nga burimet nën gurë
ta shuan etjen,
duke krijuar tinguj muzike
që ta qetësojnë shpirtin.

Tani edhe qytetarët
duan të kthehen në fshat
për t’i ikur vapës dhe zhurmës së qytetit,
por e kanë të pamundur,
ndonëse i ka zënë tepër vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat