Kushtuar mësuesit tim të klasës së parë, Islam Gajraku

Kultura

Kushtuar mësuesit tim të klasës së parë, Islam Gajraku

Nga: Adem Bytyqi Më: 11 prill 2026 Në ora: 19:38
Adem Bytyqi

Mësuesi i klasës së parë nuk harrohet kurrë,
është njeriu më i dashur
se cilido tjetër në botë.

Tani kanë kaluar
shumë dekada,
gati edhe ne nxënësit tuaj
jemi plakur,
por fjalët e ëmbla tuaja,
mësimin dhe edukatën
që na keni dhuruar,
i dashuri dhe shumë i nderuari
mësuesi Islam Gajraku,
e kemi të pamundur
për t’i harruar.

Sa më shumë kalojnë vitet,
malli për mësuesin e klasës së parë
dhe kontributin e tij
për dije dhe edukatë,
vetëm sa thellohet
në vetëdijen e gjeneratës sonë.

I nderuar mësuesi im i klasës së parë,
Islam Gajraku,
lutemi me gjithë zemër
që të takohemi edhe në botën tjetër,
për të dëgjuar ligjërimin tuaj
aq të mrekullueshëm në klasë,
me shpresë për të mos e harruar
as në atë botë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat