Heroit

Kultura

Heroit

Nga: Ardian Haziri Më: 12 prill 2026 Në ora: 08:13
Ardian Haziri

Një puro e ndezur,

Bën mjegull para fytyrës së tij, 

Të ngjyrosur me dy gishtat e paqes,

Me dy ngjyrat e flamurit arbëror.

Ai shikim shqiponje që s'harrohet përjetë,

Uniforma, ngjyrë e maleve të Koshares,

E bjeshkëve ilire,

Lart mbi kokën e trimit shndrisin tri shkronja të arta,

Në kapelën që hiqet me nder para çdo dëshmori.

Për vite ishte errësirë, komandant,

Ju erdhët si rrezeartë, agoi përsëri,

Katana, përjetë lavdi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat