Në barkun e natës së pa besë
E drejton shikimin nga lindja,
Dhembja qepet kulmit saj
Nga drithërima e kobshme.
Zogjtë si gjethe t’zverdhura
Brigjeve t’braktisura sqepojnë,
Me krahët e hapur nga ika…
Horizontin nga frika e sfidojnë.
Sikur ecën nëpër tehun e mprehtë
Shpirti i druar me gjuhë guri flet,
Një teatër absurd me autor të dehur
Shpikës i humbur nga kjo skenë e përmbytur.