Vendi im

Kultura

Vendi im

Nga: Gane Ahmeti Më: 12 prill 2026 Në ora: 16:06
Gane Ahmeti

Rrugën e forcës e gjej tek zemra ime,

Aty ku shpirti e gjen qetësinë,

Aty ku forca prek shpirtin dhe zemrën,

Aty ku u linda,

Aty ku u rrita,

Aty ku ëndërrova shumë,

Aty ku e ndjej frymëmarrjen dhe ajrin si dua,

Aty ku dashuria vlen më shumë se fjala,

Aty ku familja është më shumë se gjithçka,

Aty ku vendi yt të ngre të lulëzosh çdo ditë,

Aty ku thellësisht je vetja jote,

Aty ku aroma e mëngjesit ta zbukuron çdo ditë,

Aty ku e dua atë vend me gjithë shpirt.

Prandaj, rrugën e forcës e gjej tek ti, vendi im.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat