A ka kuptim të negociohet?

Kultura

A ka kuptim të negociohet?

Nga: Adem Bytyqi Më: 14 prill 2026 Në ora: 20:33
Adem Bytyqi

A ka kuptim të negociohet
për të arritur një marrëveshje paqeje
me një shtet,
që dekoron gjeneralë
që kanë bërë krime lufte
dhe gjenocid
ndaj një populli të tërë?

Jo vetëm një herë,
por shteti i Serbisë
ka bërë tri herë gjenocid
ndaj popullit shqiptar,
popull autokton
dhe më i lashtë në Ballkan.

Krimet e Serbisë
kundër popullit shqiptar
në tokat e tij gjithmonë
kanë qenë makabre,
që nga koha
e ardhjes së serbëve
nga Karpatet e Rusisë në Ballkan,
dhe asnjëherë Serbia
nuk ka kërkuar falje
për krimet makabre dhe gjenocidin
kundër shqiptarëve,
siç veproi Vilbranti,
kur u përul para viktimave polake
të nazizmit gjerman.

Jo vetëm që nuk ka kuptim
të negociohet me një shtet për paqe,
që dekoron gjeneralë që kanë bërë krime lufte
dhe gjenocid kundër një populli paqedashës,
por si është e mundur
të tolerohet një Evropë demokratike
përballë politikës nazifashiste dhe luftënxitëse
të shtetit serb në gjirin e civilizimit të saj?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat