A është patriot ky?

Kultura

A është patriot ky?

Nga: Adem Bytyqi Më: 18 prill 2026 Në ora: 20:17
Adem Bytyqi

Ky udhëheqës,
që pas luftës ia mori tokat Kosovës
me qindra hektarë,
dhe i tha popullit të varfër
dhe të vuajtur aq shumë,
se unë ju kam çliruar.

Tjetri i tha popullit:
"Unë jam ai që e kam blerë një ari tokë 50 euro,
shtetit ia kam shitur 5000 euro,
kjo ishte vetëm njëra mënyrë
e imja për t’u pasuruar."

Ç’emër mund të ketë ky?
Që për karrikë të pushtetit
i fal tokë Kosovës
atij apo këtij shteti.

Sa të ketë Kosova
udhëheqës të këtij mentaliteti,
që më pak mendojnë për popull
e më shumë për vete,
shteti i Kosovës nuk do të jetë ai
për çlirimin e të cilit
kanë rënë në altarin e lirisë
bijtë dhe bijat më të çmuar
të shqiptarëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat