Nga vështirësitë,
jeta s’kuptohet lehtë.
Të drejtën tonë,
e kemi dorëzuar në gurë.
Jemi në mes të rrugës.
Ora e kohës s’ndalet.
Dikush merr frymë,
dikush bëhet hi.
Një drejtim i vetëm,
drejt dritës që ngroh jetën,
që ushqen natyrën me gjelbërim.
Diku hapej një derë,
diku mbyllej shpresa.
Njerëzimi, si lum i turbullt,
kërkonte një grimë mëshirë.
Ne, në rrugën tonë,
me amanetin e dritës.
Prill 2026