Hapet dita si perde

Kultura

Hapet dita si perde

Nga: Dedë Preqi Më: 19 prill 2026 Në ora: 15:17
Dedë Preqi

Po sa hapet dita

Në agun e saj si perde,

Urrehet qenja e qenjës

Edhe guri e shtyp gurin,

Përtej « gardhit »mjaullijnë

Egërsirat në mes kryqesh t’thyer

Me thembrat e braktisura

Në strofullën e tyre të ndyer.

 

Atyre u rrinë varë zotat në mur

Me lutjet e moqme e sytë zgurdulluar,

Me botën e tyre dredhë e djallit

Për t’ua fryer muskujt e përgjakur

Kur bota falet sot për paqe e qetësi.

 

Edhe sot do ua vrisnin sytë po të mundnin

Pëllumbave në fluturimin e tyre nëpër ajër,

Dhe do ua thithin oksigjenin në hapësirë

Por, zoti i Madh nuk përfill lutjet djallëzore

Sepse sheh më largë, më drejtë dhe më mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat