Etja që s’shuhet kurrë...

Kultura

Etja që s’shuhet kurrë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 21 prill 2026 Në ora: 10:09
Xhelal Hoxha

Mes etjes së tokës dhe shpirtit njeri,

një heshtje e thellë flet pa zë.

Njeriu kërkon të mbajë për vete botën,

toka pret ta kthejë në dhe.

Njëri s’ngopet me ëndrra e pushtet,

tjetra s’ngopet me trup e jetë…

E mes tyre, koha buzëqesh lehtë—

se etja është e përjetshme vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat