Në odë s’ka më zë burrash,
Veç hija e gjyshit rri në votër.
Fjalën ta peshosh e fort ta ruash,
Kur ulesh me burrat, bir, në sofër.
Tym nuk ngrihet më drejt tavanit,
Mua në qerpik më rri një lot.
Vetja më duket gur i rrëshqitur malit,
E sa trishtim e brengë ndjej, o Zot.
E amaneti rëndon - s’e mbajta dot,
Veç rrënjë kujtimesh e plagësh të vjetra.
Krejt ndryshe, o gjyshër, është sot,
Kur paburrëria rend ndër letra.
E fjala s’mbahen siç mbahej dikur,
Ka humbur si krisma e pushkëve ndër male.
Ndër burra vështirë të gjesh një burrë,
Se burrat - thonë - të mençurit gjenden ndër varre.