Mbreti lakuriq

Kultura

Mbreti lakuriq

Nga: Sevdail Hyseni Më: 22 prill 2026 Në ora: 11:56
Karikatura

Ai ngre një piedestal pa tulla, pa gur,
mbi të hip vetë, si hero me flamur.
Nga lart të fal “këshilla” ngushëllimi,
si mbreti i fshehur në fron mashtrimi.

Por një ditë, në këtë teatër pa regjisor,
një zë i vogël thërret: “O Perandor!”
Fijet të këputen si rrjeti i peshkatarit,
populli t’i zbulon veset e bajraktarit.

Ti je një mbret pa kurorë mbi kokë,
sundon veç me frikë me pak shokë.
Vjen dita kur të bie zemra në thembër,
mbase kur kupton se “Liria” ka emër!

Pastaj shuhesh në këtë botë me çudira,         

ku lajmet nuk vijnë vetëm me të mira,

për vdekjen tënde përhapet ky sihariq:

Mbreti lakuriq -  hëngri fiq dhe vdiq!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat