Poeti

Kultura

Poeti

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 prill 2026 Në ora: 08:39
Xhelal Hoxha

Poeti jeton në flakë të vetvetes,

punon, lexon, e vargjet i lind nga dhimbja;

lë pas fjalë që bëhen jetë,

si dritë që s’shuhet në errësirë.

Digjet për botën, shuhet për tjetrin,

shkrihet si qiri në heshtje të natës;

vuan e tretet për lirinë e njerëzimit,

pa llogaritur kurrë për veten.

Poet! Nëse fjala s’të buron e lirë,

nëse mendimi yt s’është i yti 

mos e rëndo pendën me gënjeshtër,

mos e njollos me fjalë të huaja.

Më mirë hesht… sesa të rrëmbesh emrin,

se fjala e vërtetë lind nga shpirt i lirë.

Se populli di dhe gjithmonë do dijë:

të dallojë dritën nga hija,

të çmojë të vërtetën nga fjala bosh,

dhe ta mbajë përjetë atë që është e pastër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat