Dihet se shqiptarët dhe Shqipërinë i kanë ndarë fuqitë e mëdha,
për t’ia bërë qejfin Serbisë dhe Rusisë.
Tani ka ardhur koha, pas kaq dekadash,
t’i japim zgjidhje pyetjes: A duhet dhe pse duhet shqiptarët të bashkohen?
Shqiptarët duhet të bashkohen,
sepse u ndanë padrejtësisht me dhunë
nga fuqitë e mëdha,
dhe tokat e shqiptarëve
iu dhuruan Serbisë
me një padrejtësi barbare.
Tani historia ka ndryshuar.
Thuhet se ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen,
por Evropa po hesht
nën hijen e një çudie.
Athua shqiptarët nuk dinë
apo nuk duan të bashkohen?
Nëse e presin ndihmën e Evropës,
shqiptarët dhe as tokat shqiptare
kurrë nuk do të bashkohen.
PS: Nuk është tabu si dikur për ta vënë në spikamë këtë çështje, një nga më të rëndësishmet kombëtare, prandaj nuk duhet të mos publikohet.