Dialog më portretin e Rexhep Qosës

Kultura

Dialog më portretin e Rexhep Qosës

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 24 prill 2026 Në ora: 18:42
Milazim Zeqiraj

Duke pushuar në dhomë,

përballë meje,

një portret varur në mur,

jo thjesht një portret,

por një kujtesë e një kohë.

 

Ai nuk më flet,

nuk më njeh,

por ishtë aty,

si dëshmi të një kohe, 

që kërkon zë.

 

Mysafirë kur janë aty,

me pysin:

“Është foto e babait?”

“Sa shumë po i ngjan.”

 

Unë përgjigjem:

“Jo!

Është foto e babait të kombit.”

 

Çuditen ata,

jo për foton e varur në mur,

por  pse e mbaj foton e dikujt që ai së njeh !

por unë e mbajta,

si besimtari kryqin.

 

Një ditë në mes hijes dhe frymës,

Vendosa ta pyes pse e mbaj?

 

Ngadalë ju afrova,

e shikova drejt në sy.

e dija se nuk më flet,

por doja të bisedoja me të.

 

Për një çast m’u duk se fotoja u ça,

Më pyeti: “Çfarë do?”

 

Unë s’ngurrova,

si besimtari para altarit,

dhe fola:

 

“Ju pyes: kush jeni ju?”

 

Ai tha:

 

“Unë jam

njeriu i popullit të ndaluar,

i liruar nga të ndaluarit.

 

Unë jam aiqë bisedova me Naimin, Migjenin, De Radën…

 

Bëra polemikë me Kadaren dhe Rugoven.

 

Isha i pa qartë kur çdo gja ishte e qartë.

 

Unë jam themeli i popullit të shtypur,

 

Unë e mbyta Daniellin,

se vdekjën se do askush:

 

„Vdekja më vjen, jo prej syve,

por prej syve të tillë.”

(4/1994)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat