Popullata shqiptare e këtyre vendbanimeve
është masakruar në sytë e Evropës
nga bandat fashiste serbe,
dhe për mëkatet e saj,
Evropa ka heshtur,
sikur të mos kishte ndodhur asgjë,
ani pse është masakruar një popullsi e tërë
në vendbanimet e tyre autoktone.
Për turpin e tyre,
asnjë qeveri e shtetit shqiptar,
që nga mbreti Zog,
Enver Hoxha,
Sali Berisha dhe deri te Edi Kristaq Rama,
asnjëherë nuk e kanë paditur shtetin e Serbisë për krimet monstruoze
dhe gjenocidin kundër popullit shqiptar.
Përkundrazi, kanë bashkëpunuar
me të gjitha qeveritë e shtetit të Serbisë,
për interesa të tyre të pushtetit dhe përfitimeve personale,
kundër interesave madhore të shtetit dhe kombit shqiptar.