Dukagjini...

Kultura

Dukagjini...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 28 prill 2026 Në ora: 07:59
Xhelal Hoxha

Sot shkela sërish në tokë kujtimesh,

në Pejën e bukur, me zemër të dritës;

ku historia flet me zë të heshtur,

për bijtë që ranë për nderin e lirisë.

Te Lum Bardhi ndala pak çaste,

mes gurgullimës që shpirtin ta lanë;

si këngë e vjetër që rrjedh nga malet,

nga Rugova që bukuritë s’i ndan.

U ngjita lart, aty ku qielli afrohet,

ku natyra flet me gjuhë madhështie;

ujëvara, shkëmbinj, frymë që pastrohet,

dhe zemra mbushet me mall e krenari.

Dhe pranë mikut, në këtë udhëtim,

ndjeva më shumë se fjalë e kujtime;

Ku mua në këtë vend, dy pika lot më ranë-

Për shokun që ma vranë në studime.

se toka jonë jeton në ne,

dhe ne jetojmë për të, përgjithmonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat