Në përvjetor,
sytë e tyre,
mbajnë heshtje.
Me mallëngjim,
përkulen,
në lapidar,
me lule të freskëta,
të ujitura me lot.
Zemrat
në heshtje
ruajn kujtimet,
si toka
që ruan rrënjët e saj.
Në përvjetor
loti i njom,
që bie në lapidar,
është thirrje:
të ruhet liria,
se ajo nuk është dhuratë.