Historikisht, punëtorëve
në gjithë botën,
nga të gjitha formacionet shoqërore,
u janë shkelur të drejtat në punë
në mënyrën më çnjerëzore.
Si gjithmonë,
edhe sot shtresat sunduese,
pronarët e uzinave dhe ndërmarrjeve,
punëtorët i shfrytëzojnë
vetëm për interesat e tyre,
të gjithë pa përjashtim,
nga mundi i tyre
realizojnë fitime të majme.
Në çdo 1 Maj,
në të gjitha shtetet e botës,
punëtorët mbajnë protesta
për realizimin e të drejtave të tyre,
për ngritjen e rrogave
dhe për shkurtimin
e orarit të punës.