Zjarret e Një Maji

Kultura

Zjarret e Një Maji

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 1 maj 2026 Në ora: 17:16
Milazim Zeqiraj

Mbrëmjeve të Një Maji

u vinim zjarr kodrave.

 

Garonim fshat me fshat

kush e ndez flakën më lart.

 

Rreth zjarrit,

festonim deri vonë.

 

Në vitin 1968, 

në Kodrën e madhe,

zjarrin më të madh 

e ndezi Idrizi.

 

Ishte zjarr proteste,

jo zjarr feste.

 

Pas atij viti,

Një Majin s’e dogjëm më.

Ai na digjte neve.

 

Flitej se për atë zjarr,

do të dënohej.

Në verë, 

Ai iku në shtetin amë.

 

Këtu u dënua në mungesë,

atje  s’gjeti shpresë.

 

Zjarri në Kodër të madhe, 

na ndriçoj.

 

Me qëllim,

lisat preheshin. 

Cungat,

i runin rrënjët nën gur.

deri sa erdhi liria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat