Agu ndriçues

Kultura

Agu ndriçues

Nga: Ardian Haziri Më: 2 maj 2026 Në ora: 18:43
Ardian Haziri

Natës së gjatë po i vjen fundi,

Numëron vargun e humbjeve në brendësi,

I trokiti muzgu i jetës, është në agoni.

 

Agu ndriçues po ia shton peshën e ankthit,

Duke fërkuar qepallat me eshtrat e duarve,

Për ta parë dritën e shqipshekullit të ri,

Për t'u bërë përjetësi.

 

Ai që mposhti skëterrën me plot guxim,

Thithi një cigare, përzuri tymin me dorë,

Me çizmen e tij shkeli mbi atë gur,

Është Agu ynë, që një mur e ktheu në urë.

 

Edhe në vijën e frontit, arti i shkonte nga pas,

Poezia dhe peneli me ngjyrat e dashurisë, 

Atij që në ajkën e rinisë, 

Na la pikturën e madhe të lirisë.

 

Ardian Haziri

Zhegër, 2 maj 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat