Si metal i farkuar
E i hargjuar,
Diku largë
Troket dyerve t’huaja
Një grusht dhe atme
E merr nëpër botë
Jastëk nën kokë.
Lulet në agim
I puth e i numëron
Syri të tradhëton,
Diçka thellë në mendje
Vjen e nuk e kupton,
Trajtohesh si vegël
Derdh lutje e mallkim
Shumë vite në harrim.
Herë zog n’fluturim
E herë si krimb
Brenda në dru,
Qësendis hapat
Shtigjeve në mejtim,
Mos i trashëgoftë
Këto rrugë biri im!...