Rrënjët

Kultura

Rrënjët

Nga: Emine S. Hoti Më: 4 maj 2026 Në ora: 10:33
Emine S. Hoti

Jemi një popull shqiponjash,

rrënjë e lashta i kemi ilire,

u kemi qëndruar rrebesheve,

me trimëri e qëndrese heroike.

Të parët tanë kanë sakrifikuar,

edhe brezi ynë sakrifikoi,

kështu populli ynë në breza,

rrënjët më shumë i forcoi.

Nga të parët ilirë kemi gjuhën,

kulturën, unitetin dhe traditat,

ato depërtojnë në popuj,

siç depërton në errësirë drita.

DARDANIA GUXIMTARE

Dardani guximtare,

pjesë e kombit tim,

kurrë s`iu nënshtrove shtypjes,

pa liri jeta s`ka pasur kuptim!

S`e pranove pushtuesin në vatër,

as romakët, bizantinët, osmanët,

të gjithëve u tregove vendin,

s`i pranove në troje rrufjanët.

Ke pranuar miq dhe miqësi,

të sinqertë dhe me respekt,

ke nderuar zakonet e lashta,

mikut i ke dhënë besën përjetë.

Kur në Dardani ka ardhur armiku,

duke djegur, edhe duke vrarë,

nuk je përulur, por ke treguar,

se këtu është zot populli shqiptar.

GJUHA JONË HYJNORE

E ruajmë si sytë e ballit gjuhën tonë,

e mbrojmë atë nga çdo kërcënim,

kjo dëshmitare e historisë sonë,

përshkon shekujt e artë si vetëtimë.

Gjuha jonë e pasur në disa dialekte,

është e pastër edhe plot larmi,

e shenjtë ka qenë nëpër shekuj,

ndrit kudo në trupin tënd Shqipëri.

Gjuha treguesi i madh i lashtësisë,

në shekuj është pasuruar, evoluar,

tregues i mbijetesës së popullit,

nga brezi në brez është trashëguar.

Kombi ynë vend i bekuar nga zoti,

me bukuri që gjithkush ia ka zili,

me fusha, kodra, male e gërxhe,

që Naimi u këndoi me aq dashuri.

I këndoi dhe populli ynë në legjenda,

i kënduan mendjet e ndritura shqiptare,

gjuha shqipe çanë e zjarrtë në shekuj,

gjuhë e shenjtë, e bekuar, legjendare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat