Më 6 Maj,
nën hijen e flamurit kuq e zi,
shqiptaria feston,
ditëlindjen e kryetrimit Skënderbe.
Arbëria më 6 Maj 1405,
agoi me diell e dritë.
Nga Gjoni e Vjosa,
në jetë erdhi një djalë
që një ditë do të bëhet,
shqiponje mbi mal,
dhe historinë do ta ndryshoj.
Prindërit ndijnin gëzim,
se lindi një trim.
Ata gjatë menduan,
djalin e porsalindur,
Gjergj e emëruan.
Në Arbëri kënga filloj,
dollia u ngrit
se Kastriotve u lindi një dritë,
që një ditë atdheut do t’i dhuronte liri,
Evropës qetësi,
vetë do të mbetet legjendë,
që nuk vdes kurrë.
At ditë në qiell u ndezën yjet,
nga malet e larta,
në flamurin e kuq,
zbriti një shqiponjë.
Nga ajo ditë,
flamuri kuq e zi,
si flakë e lirisë,
në duart tona valvitet,
dhe nuk u lëshua kurrë.
Me emrin e kryetrimit Skënderbe,
dhe flamurin kuq e zi,
ne të gjitha betejat për liri i fituam,
dhe mbeti i gjallë në përjetësi.